Dj Gimbo: Ish e dashura më ka tradhtuar me kolegun tim

Showbiz

Dj Gimbo: Ish e dashura më ka tradhtuar me kolegun tim

DJ Gimbo dhe Selin Bollati, gjatë një bisede të bërë në orët e para të mëngjesit, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kanë ndarë momente të sinqerta duke zbuluar më shumë për raportin mes tyre dhe përjetimet nga e kaluara.

DJ Gimbo, nga Kosova, ka folur hapur për një lidhje të fundit që, sipas tij, ka përfunduar me zhgënjim. Ai tregoi se vetëm pasi ishte ndarë nga partnerja e tij, kishte mësuar se ajo e kishte tradhtuar. “Lidhjen e fundit që e kam pasur me një çikë të Kosovës, e kam kuptuar që më ka tradhtuar pasi jam ndarë nga ajo”, u shpreh ai gjatë bisedës me Selinin.

Sipas Gimbos, situata ishte edhe më e rëndë, pasi tradhtia kishte ndodhur me një koleg të tij, gjithashtu DJ. Ai tha se lajmin e kishte marrë nga ish-partnerja e atij DJ-je, duke shtuar se kishte besuar shumë në atë marrëdhënie. “Kur jemi ndarë, ajo ka bërë shumë pas meje. E ka parë kë e ka humbur”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se ndarja kishte qenë një periudhë reflektimi për të.

Nga ana tjetër, Gimbo e vuri në siklet Selin Bollatin me një pyetje të drejtpërdrejtë, duke e pyetur nëse kishte tradhtuar ndonjëherë apo nëse ishte ndjerë e tradhtuar. Biseda mes tyre u zhvillua në një atmosferë të qetë, por me tone emocionale.

Raporti mes Gimbos dhe Selinit duket se po forcohet dita-ditës, ndërsa ndjekësit e formatit po aludojnë se mes tyre mund të lindë diçka më shumë se miqësi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion