I dënuar për dh'unë sek'suale, arrestohet në Vlorë 64-vjeçari i kërkuar nga Interpol Roma

Aktualitet

I dënuar për dh'unë sek'suale, arrestohet në
Një 64-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Vlorë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku është dënuar me 4 vite burg për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Policia e Vlorës njofton se arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Strike 8”, të finalizuar nga Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pas sigurimit të informacioneve operative mbi vendndodhjen e të kërkuarit.

64-vjeçari me inicialet A. B., banues në Tiranë, u lokalizua dhe u vu në pranga në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias në Itali e kishte dënuar me 4 vite burgim për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e 64-vjeçarit drejt Italisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion