Video/ Vdiq në rrethana ende të paqarta, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë në Itali

Aktualitet

Video/ Vdiq në rrethana ende të paqarta, i jepet lamtumira e fundit

Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë, miq, të afërm dhe shokë i dhanë lamtumirën e fundit Flavio Saraçi, 19-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në banesën e tij në Itali, ende në rrethana të paqarta.

Ceremonia mortore është zhvilluar në Itali, në provincën e Pistoias, pasi prej vitesh bashkë me familjen e tij jetonin në Masotti, zona e Serravalle Pistoiese.

Trupi i tij i pajetë u zbulua nga vëllai 10-vjeçar, i cili e pa të rrëzuar në dhomën e tij të gjumit dhe nuk mundi ta shpëtonte ndërsa raporti mjekësor dëshmon për një arrest kardiak.

Flavio Saraçi studionte në Institutin Pacini dhe me sa duket nuk kishte probleme shëndetësore. Ai merrej me sporte dhe kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion