EMRI/ Kanosi shefin e Hetimit Doganor në ambientet e Prokurorisë së Tiranës, arrestohet 60-vjeçari

Aktualitet

EMRI/ Kanosi shefin e Hetimit Doganor në ambientet e Prokurorisë

Një 60-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës shefin e Hetimit Doganor me atributet e Policisë Gjyqësore.

Sipas burimeve, në pranga ka rënë Adnan Rexha, ndaj të cilit kanë nisur hetimet për veprën penale “kanosje për shkak të detyrës”.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur brenda ambienteve të Prokurorisë së Tiranës, ku 60-vjeçari mësohet se ka kanosur zyrtarin që ushtron funksionet e Policisë Gjyqësore.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar motivet që çuan në këtë përplasje.

ME TE LEXUARAT