Presidenti Bajram Begaj përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Mbështetje për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

Politikë

Presidenti Bajram Begaj përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas lajmit se Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Në një postim publik, Kreu i Shtetit e cilësoi këtë vendim si një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe konsolidimit të paqes në rajon.

“Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan,” shkruan Begaj.

Presidenti shprehu mirënjohje ndaj të gjithë atyre që, sipas tij, kontribuan në arritjen e këtij momenti historik për shtetin më të ri në Europë.


“Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje!” përfundon reagimi i Presidentit Begaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion