Video/ “Hajde këtej, hajde këtej”, Krisma dhe njerëz që ikin me vrap, publikohen pamjet e atentatit në Durrës

Aktualitet

Video/ “Hajde këtej, hajde këtej”, Krisma dhe njerëz

Top Channel ka siguruar videon pak çaste pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku mbeti i vrarë Ermir Dedja, 29 vjeç.

Në pamje duken njerëz duke vrapuar të tmerruar nga ngjarja, ndërsa njëri prej tyre dëgjohet duke bërtitur “hajde këtej nga unë”.

Personi i identifikuar si Ermir Dedja 29-vjeç, humbi jetën në spital, pas plagëve të marra. Vrasja sipas policisë ka ndodhur në rrethana ende te paqarta.

Sipas informacioneve të para Dedja ka qenë i arrestuar më parë për plagosje dhe trafik droge. 10 vjet më parë, në 2015, ishte arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lende narkotike dy shtetasve nga Hasi, që do e trafikonin në Kosovë .

Dy vite më pas, në 2017, është ndaluar për përkrahje të autorit të një plagosjeje dhe mbajtjen pa leje të një thike që iu gjet gjatë kontrollit fizik.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion