Video/ Fushë-Arrëz, shoferët mbeten të bllokuar brenda makinës mes dëborës

Aktualitet

Video/ Fushë-Arrëz, shoferët mbeten të bllokuar brenda

Ditën e sotme moti i keq ka pushtuar vendin, ku në disa qarqe ka shkaktuar edhe problematika të shumta.

Fushë Arrëzi është një prej zonave më të goditura nga reshjet e dëborës, e cila ka bllokuar disa akse rrugore në këtë qytet dhe ka shkaktuar probleme me energjinë në disa zona.

Në videon e mëposhtme në Fushë Arrëz,  duket qartë se trashësia e borës është mbi normalen.

Në pamjet e siguruara duket se disa automjete kanë mbetur të bllokuara mes dëborës, brenda të cilave ndodhen edhe shoferët e tyre, ndërkohë që mes tyre e bllokuar ka mbetur edhe një borëpastruese.

Kujtojmë se pak më parë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i ka bërë thirrje qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet dhe të kontaktojnë me emergjencat civile në rast emergjencash.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion