VIDEO/ Dogji qëllimisht automjetin, pranga 31-vjeçarit! Autori kapet ‘mat’ nga kamerat e sigurisë (EMRI)

Aktualitet

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pas djegies së një makine.


Ngjarja u regjistrua një ditë më parë në rrugën “Caush Asllani”, fshati Katund i Ri.

Xhulio Musaj është kapur ‘mat’ nga kamerat e sigurisë teksa i vënë flakën makinës dhe më pas është larguar me shpejtësi nga zona.

I arrestuari rezulton se ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja”.   

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pasi kanë marrë njoftimin se në rrugën “Caush Asllani”, në fshatin Katund i Ri, ishte djegur një automjet, organizuan operacionin e koduar “Night 2”, me qëllim zbardhjen e shkakut të djegies dhe dokumentimin e rrethanave të rastit. Si rezultat i hetimeve dhe i administrimit të pamjeve filmike, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi:

 Xh. M., 31 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri.

Ky shtetas dyshohet se më datë 20.11.2025, ka djegur me lëndë djegëse, automjetin e një 29-vjeçari, për motive të dobëta. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Xh. M. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprën penale “Vjedhja”.   

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion