“Krijoi kushtet për vrasjen e Durim Bamit”, SPAK përfundon hetimet për nipin e kreut të bandës së ‘Avdylit’, Aldo Avdylin

Aktualitet

“Krijoi kushtet për vrasjen e Durim Bamit”, SPAK përfundon

SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen ‘Revanshi’ dhe ka dërguar në gjyq Aldo Avdylajn. Materialet tashmë pritet ti kalojnë GJKKO-së me kërkesën për gjykim.

Ndërkohë që prej korrikut të këtij viti, GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen ‘Revanshi’, ku të pandehur janë marr mes të tjerëve, Emiliano Shullazi, Astrit Avdylaj, Leonard Duka e Gjergji Cukali. Në total janë 14 të pandehur, të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale por për Aldo Avdylaj për shkak të arrestimit të mëvonshëm, gjykimi pritet të bëhet veçuar nga të tjerët.

Lidhur me këtë dosje, ndaj tij kishte një masë në mungesë prej muajit maj 2024, pasi gjatë një hetimi të dosjes Nr. 59, gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e “sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” ndaj Durim Bamit.

Avdylaj përfshihet në një grup prej më shumë se 16 personash, të cilët sigurojnë mjetet dhe planifikojnë eleminimin fizik të Bamit, qëllim që nuk u arrit.

Për këtë dosje, u kërkua arrestimi i 51 personave dhe u zbulua bashkëpunimi i 7 grupeve kriminale në Tiranë, Durrës, Lezhë, Fushë-Krujë, Kurbin, Shijak e Rrëshen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion