Vdes ish kreu i grupit kriminal në Lazarat, Gate Mahmutaj u dërgua në shtëpi 1 javë më parë

Ka ndërruar jetë Razip (Gate) Mahmutaj, i njohur si “Gate e Lazaratit”. Mësohet se Mahmutaj vdiq në shtëpinë e tij. Gate Mahmutaj ishte dënuar me 18 vite burgim për akuzat e mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit, prodhim e shitje të lëndëve narkotike dhe kultivim të bimëve narkotike.
Teksa vuante dënimin ai u kap nga një sëmundje e rëndë dhe vetëm një javë më parë ishte nxjerrë nga qelia duke u dërguar pranë familjes për të kaluar ditët e fundit. Mahmutaj u akuzua nga prokuroria se ishte kreu i grupit të Lazaratit, i cili organizonte kultivimin e kanabisit si edhe rezistencën ndaj Forcave Speciale RENEA. /abcnews


