Probleme në pasuri, KPK shkarkon gjyqtaren e Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Manjola Bejleri. Kjo e fundit, sipas vendimit të trupës gjykuese, ka probleme në kriterin e pasurisë. Sipas vendimit, gjyqtarja nuk ka provuar ligjshmërinë e disa burimeve të deklaruara.
Gjithashtu, KPK konstatoi mosdokumentimin e burimeve të ligjishme që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe totale 104 m2 në vitin 2003 kundrejt vlerës 41 mijë e 440 USD, pasuri e rivlerësuar në vitin 2017 në vlerën 13 milionë lekë.
Po ashtu, komisioni ngriti dyshime se gjyqtarja mund të ketë fshehur një automjet në emër të vëllait të saj. Sipas Sanxhaktarit, subjekti ka deklaruar përdorimin e një automjeyti tip Volskëagen Passat të blerë nga vëllai në vitin 2010 në shumën 1 milionë lekë. Sa i përket dy kritereve të tjera, Bejleri doli pastër./BW


