Një vit pa asnjë të infektuar, njihuni me vendin që i ka shpëtuar më së miri Covid-19

Bota

Një vit pa asnjë të infektuar, njihuni me vendin që i ka

Një fshat në Gjermani i ka shpëtuar shumë mirë Covid-19, që prej 14 muajsh. Bëhet fjalë për fshatin Lieg, me një popullsi prej 400 banorësh. Mësohet se banorët e këtij fshati e gjejnë veten në mes të një historie kaq të pabesueshme saqë njerëzit po flasin për "mrekullinë e Lieg". Që nga fillimi i pandemisë, 3.25 milion njerëz në të gjithë Gjermaninë kanë qenë të infektuar me COVID-19 dhe në pjesën më të madhe të vendit, nivelet e larta të incidencës kanë çuar në mbyllje.

Edhe pse 90% e banorëve të fshatit udhëtojnë për të punuar, sërish asnjë prej tyre nuk e ka futur virusin në fshat. Banorët thonë se një nga arsyet që mund të ketë çuar në këtë “mrekulli” është fakti se banorët janë të gjithë të disiplinuar dhe respektojnë rregullat.

Nga ana tjetër, ata shprehen se asnjëri në fshat nuk dëshiron të infektohet i pari dhe kjo mund të ketë ndikuar në “mburojën” e deritanishme nga COVID.

ME TE LEXUARAT