“Vajzën e quajti Arjola”/ Kuksiani regjistroi foshnjën inekzistente si të bijën, gazetari: Ka marrë para për 19 vite

Aktualitet

“Vajzën e quajti Arjola”/ Kuksiani regjistroi foshnjën

Një histori e rrallë dhe e pazakontë vjen nga qyteti i Kukësit. Një burrë, (sot 57 vjeç), 21 vite më parë, në moshën 36-vjeçare ka arritur të regjistrojë si vajzën e tij, një fëmijë që nuk ekzistonte.

Fëmijën e pretenduar që askush nuk e kishte sjellë në jetë, por që e regjistroi në certifikatë familjare si të tijën, në vitin 2021, burri e shpalli të vdekur, dhe e çregjistroi nga gjendja civile.

I ftuar në “Shqipëria LIVE”, gazetari Ervin Leka ka zbuluar se burri e kishte bërë këtë për para, pasi per rreth 19 vite ka marrë një pension, si familje me shumë fëmijë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Skenar filmi! Kuksiani regjistroi si fëmijën e tij vajzën që nuk ekzistonte, në 2021-shin e shpalli të vdekur
“I lindi ideja qetë kishte 3 fëmijë, në mënyrë që të përfitonte nga shpërblimi që i jepej nga shteti si familje me shumë fmëijë. Vajzën inekzistente e quajti Arjola. Ai ka përfituar një ndihmë financiare për gati 19 vite. Në vitin 2021, ku vajza e supozuar ka mbushur 18 vjeç, ai e ka shpallur të vdekur pasi autoritetet kanë insistuar për të parë vajzën.

Sipas hetimeve, polciia ka thënë se vajza nuk ka ekzistuar kurrë dhe kj është zbuluar në vitin 2021, pasi nuk kishte asnjë ceremoni mortore. Ai vetë ka thënë se gjithçka e ka bërë për shkak të gjendjes ekonomike, e ka bërë i vetëm.

Ndërkohë, më pas ka lindur dhe dy fëmijë të tjerë në vitin 2004 dhe 2005, duke e çuar kështu numrin në 5 fëmijë. Edhe pse lindën fmëijët e tjerë nuk e çregjistroi vajzën më herët. Në ato vite ai ishte i papunë dhe ishte në vështirësi ekonomike.”- tha gazetari

 

ME TE LEXUARAT