LAJM I FUNDIT/ Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës
Lajmifundit
/
8 Maj 2025, 12:01
Aktualitet

Në aeroportin e Vlorës është ulur avioni i parë.
Bëhet fjalë për fluturimin e parë certifikues.
I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku.
Kreu i qeverisë, në fjalën e tij, tha: “Shumë urime dhe me këmbë të mbarë të gjithë punonjësve të rinj të aeroportit të Vlorës.
Falenderoj edhe grupin e ardhur nga Kosova. Shpreh besimin se kjo shqiponjë dykrenare që është krijuar me dy grupet, do e ngrejë shumë lart emrin e këtij aeroporti. Falenderoj edhe ata që besuan e punuan për këtë projekt, që ishte tejet sfidues”.


