“Beteja është e imja!” Bashkëshortja e Luçiano Boçit reagon për dhunën ndaj djalit të saj

Aktualitet

“Beteja është e imja!” Bashkëshortja e Luçiano

Bashkëshortja e Luçiano Boçit, Blerina ka reaguar pas dhunës ndaj djalit të saj mbrëmjen e djeshme pranë stadiumit në qytetin e Elbasanit, në mitingun e Partisë Demokratike.

Në një postim në Facebook, ku shpërndan edhe pamjet e sherrit, ajo thotë se ky është një veprim i skemave banditeske, por që do ta zbardhin deri në fund.

“Skemat banditeske në veprim të plotë, por do e zbardhim deri në fund! Zoti thotë “Beteja është e imja”, shkruan ajo krahas videos.

Disa persona u përfshinë në një përplasje fizike mbrëmjen e së mërkurës pranë stadiumit në qytetin e Elbasanit, në mitingun e Partisë Demokratike.

Mësohet se pas një debati, persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar djalin e Luçiano Boçit, drejtuesit politik të Partisë Demokratike në Shkodër.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion