U premtoi se do i kalojë në vendet e BE, arrestohet me 4 emigrantë të paligjshëm në makinë 23-vjeçari

Aktualitet

U premtoi se do i kalojë në vendet e BE, arrestohet me 4

Arrestohet një 23-vjeçar në aksin rrugor Tepelenë- Fier, pasi në makinën e tij po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, në shkëmbim 1140 eurove. I riu i kishte premtuar se do i kalonte në vendet e BE.

 

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Taksisti", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, finalizuan operacionin policor të koduar "Taksisti", në përfundim të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi R. C., 23 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Tepelenë-Fier, duke transportuar me automjetin tip "Audi" 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 1140 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve"”, njofton policia.

 

ME TE LEXUARAT