U plagos në aksident, reagon efektivja Anisa Kostani: Gjarpri është mirë...

Aktualitet

U plagos në aksident, reagon efektivja Anisa Kostani: Gjarpri

Efektivja e policisë Anisa Kostani, e cila u përfshi në një aksident pak ditë më parë Tiranë, ka reaguar në rrjetet sociale.

Kostani ka falënderuar ata të cilët janë shqetësuar për gjendjen e e saj, ndërsa nuk e ka kursyer ironinë për komentuesit të cilët e pyesnin “si është gjarpri”.

“Ju falenderoj teper per cdo mesazh pozitiv, ju falenderoj te gjitheve qe mu gjendet prane; ishit te shumte.

Ndersa ju te tjerve qe shpalosni talentin shpellar neper komente, gjarpri eshte me mire se kurre, nen kujdesin e familjareve te mi dhe nuk e kam per obligim te pyes paraprakisht miqte e mi a kane patente me vete. Shendet!”, shkruan ajo.

Kostan u aksidentua me makinë në zonën e Kopshtit Botanik në Tiranë, ndërsa ishte pasagjere në mjet.

27-vjecarja pësoi lëndime në trup dhe u transportua në spitalin e Traumës ku po merr mjekim të specializuar.

Kujtojmë se drejtuesi i mjetit ku udhëtonte Kostani, River Durra, u ndalua nga policia, dhe rezultoi se lëvizte pa leje drejtimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion