“Pse më parakalove?” Zbardhet plagosja me armë në Berat, 37-vjeçari shkoi të sqarohej me shoferin e makinës tjetër, por…

Aktualitet

“Pse më parakalove?” Zbardhet plagosja me armë në

Parakalimi me makinë është bërë shkak i plagosjes me armë zjarri të një 37-vjeçari në Berat, të identifikuar si  Fabjel Toska (Xhindi).

Mësohet se 37-vjeçari Toska po udhëtonte me një shok me makinë, kur është parakaluar nga një automjet, të cilit i kanë bërë shenjë me drita të ndalonte. Toska zbret nga automjeti dhe shkon në xhamin e shoferit të automjetit që i parakaloi.

Kështu ka nisur edhe konflikti që coi në plagosjen e tij me një plumb në bark. Ende nuk është identifikuar shoferi tjetër qe qëlloi me arme duke e lënë te plagosur.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion