U mbyt në lumin Buna, flet babai i 13-vjeçares: Erdhën për t’u larë pa i thënë askujt!

Aktualitet

U mbyt në lumin Buna, flet babai i 13-vjeçares: Erdhën për

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në afërsi të fshatit Oblikë, Shkodër ku u mbyt një vajzë 13-vjeçe.

Në një intervistë për “News 24” babai i vajzes, Naim Lani shprehet se  ka qene ne Ulqin te Malit te Zi duke punuar dhe përmes telefonatës urgjente e bashkëshortes se tij e ka bërë që të vijë me shpejtësi drejt Shqiperisë.

Mes dhimbjesh ai rrëfen se vajza nuk dinte not mirë dhe se bashkë me tre fëmijët e tij ka qenë edhe një i rritur.

“Vajza ka ardhur per t’u lare në lumin Buna. Bashkë me të ka qenë edhe vajza tjetër 12 vjeçe dhe djali më i vogel. Ata i kanë thënë bashkëshortes se gjoja po shkojmë tek halla që kanë në Oblikë por në fakt kanë ardhur për t’u larë në lume pa e ditur. Vajza nuk ka ditur mire not dhe e ka marrë rrjedha e lumit.

\Jam pa fjale dhe i shokuar nga kjo ngjarje. Bashkë me tre fëmijet e mi ka qenë edhe një person tjetër më i rritur që është komshi i joni. Fëmijët nuk vinin shpesh këtu në lume. Nuk di ç’të them më shumë pasi jam pa fjalë nga ngjarja e rëndë”- shprehet ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion