U kap nga policia në mes të kryeqytetit, identifikohet 40-vjeçari! Ia kishte mbathur nga Spitali Psikiatrik!
Lajmifundit
/
23 Maj 2025, 10:59
Aktualitet

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen që ngritit në këmbë policinë e kryeqytetit vetëm pak më parë, duke rrezikuar edhe jetën e këmbësorëve.
Mësohet se personi i arrestuar në ngjarjen e ndodhur te “Medreseja” ku një Land Rover përplasi disa automjete policie, është Enis Vrapi rreth 40 vjeç dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Raportohet se 2 javë më parë ky person është ndaluar nga efektivët për shkak se ishte problematik dhe është dërguar në spitalin Psikiatrik.
Ende nuk është e qartë e si ky person ka arritur të largohet nga spitali.


