Operacioni në Durrës/ Kapet Xhevdet Plaku, i arratisur nga burgu italian! Pranga dhe 6 të tjerë!

Aktualitet

Operacioni në Durrës/ Kapet Xhevdet Plaku, i arratisur nga burgu

Shtatë persona janë arrestuar në Durrës si rezultat i një operacioni të zhvilluar nga policia lokale, ku ndër të ndaluarit është edhe Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën ‘Akili’.

Plaku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas arratisjes së tij nga burgu i Ankonas në Itali në janar të këtij viti. Ai po vuante një dënim për trafik droge dhe ishte konsideruar një person me rrezikshmëri të lartë.

Po ashtu janë gjetur armë zjarri pa leje. Sipas të dhënave të siguruara nga mediat, 51-vjeçari ka një histori të pasur të lidhur me krimin në kohë të ndryshme.

I njohur me nofkën ‘Akili’ por edhe shumë të tjera, të cilat i ka vënë në përdorim sa herë ia ka lypur nevoja, ai thuhet se ishte drejtuesi i një grupi kriminal shqiptar me bazë në Itali që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, nga Holanda dhe Belgjika, bandë e cila thuhet se i ndante pakot e drogës në bazë të cilësisë.

ME TE LEXUARAT