Incident gjatë udhëtimit të Ramës drejt Napolit, i riu përfundon në duart e policisë italiane pas zbritjes nga avioni

Aktualitet

Incident gjatë udhëtimit të Ramës drejt Napolit, i riu

Një video ekskluzive ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar shqiptar, i cili ndodhej në avionin me të cilin kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Aeroportin e Napolit.

Në pamjet e filmuara nga dritarja e avionit, Rama shihet teksa zbret nga shkallët së bashku me një të ri. Që në momentin kur nisin zbritjen dhe deri në fund të shkallëve, kryeministri duket se e mban të riun me dorë në pjesën e qafës, ndërsa poshtë tyre ndodhen efektivë të policisë italiane.

Sapo zbresin, Rama ia dorëzon të riun policëve, të cilët më pas e shoqërojnë drejt një automjeti policie dhe e fusin brenda.

Sipas qytetarit që dërgoi videon, i riu e ka sharë kryeministrin pikërisht teksa po zbrisnin nga avioni, duke i thënë: “Të q***a robt, o Edi Rama”. Sipas tij, kjo ka qenë arsyeja që i riu është shoqëruar nga policia.

“Nuk e përtypi dot” sharjen dhe përfundoi duke ia dorëzuar vetë policisë italiane, është momenti që përcillet me jo pak ironi nga pamjet e videos.

Megjithatë, rrethanat e plota të incidentit nuk janë të qarta dhe nuk dihet nëse ka pasur ndonjë komunikim apo ngjarje tjetër para momentit të filmuar.

JOQ Albania e publikon videon si dëshmi të një qytetari që ndodhej në avion. Pamjet tregojnë momentin kur Rama dhe i riu zbresin së bashku nga avioni, ndërsa kryeministri e mban atë me dorë në qafë deri në momentin kur ia dorëzon efektivëve italianë, të cilët e shoqërojnë në automjet.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion