Ish-deputeti i alarmuar: Efektivët më kanë marrë djalin sot në protestë, kam telefonuar 112, por nuk po e gjejmë

Aktualitet

Ish-deputeti i alarmuar: Efektivët më kanë marrë djalin sot

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani ka publikuar një video në llogarinë e tij dhe thotë se është alarmuar për vendndodhjen e të birit. Teksa ndan disa pamje, ai tregon se një nga djemtë ka qenë sot në protestë në zonën e Zogut të Zi dhe është shoqëruar nga Policia.

AI thotë se ka shkuar me radhë në disa komisariate të kryeqytetit, por atje është njoftuar se i biri nuk ndodhej aty.

Dogjani ka ndarë këtë video në llogarinë e tij dhe thotë se ka telefonuar edhe dy numrat e shërbimit, 112 dhe 129, por nuk ka marrë përgjigje për vendndodhjen e të birit. Edhe në pamje, duke qartë se djali është një nga të shoqëruarit.

"Kërkova në Komisariatin nr. 1, në Komisariatin nr. 2 dhe në Komisariatin nr. 3. Telefonova 129 dhe 112. Tani kam ardhur në Komisariatin nr. 6 dhe ende nuk po e gjej djalin tim. Ai ndodhej në trotuar, te Zogu i Zi, duke filmuar protestuesit.

Familja duhet të njoftohet dhe personi i shoqëruar duhet të ketë mundësi të kontaktojë avokatin. Si është e mundur që një prind të endet nga një komisariat në tjetrin pa marrë përgjigje se ku ndodhet djali i tij?

Edhe një arsye më shumë që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe të drejtat e tyre të respektohen", shkruan ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dogjani.

Theksojmë se sot, në zonën e njohur si Zogu i Zi dhe Rruga e Durrësit ka pasur një protestë të disa të rinjve, të cilët kanë bllokuar nyjen kryesore të qarkullimit në këtë zonë, në shenjë mosbindje civile, por janë larguar e shoqëruar nga Policia e Shtetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion