Lista, burri tregon numrin e femrave që futi në shtëpi, “E dro’gova dhe abuzova gruan për...”

Bota

Lista, burri tregon numrin e femrave që futi në shtëpi, “E
Një burrë britanik pranoi se kishte droguar dhe përdhunuar bashkëshorten e tij në shtëpinë e tyre për rreth dy dekada. Burri, banor i veriut të Anglisë dhe rreth të 60-ave, identiteti i të cilit nuk është bërë publik për të mbrojtur viktimën, u deklarua fajtor për 45 akuza në Gjykatën e Kurorës në Mançester.

Akuzat përfshijnë përdhunim, sulm seksual dhe shpërndarje të materialeve personale intime pa pëlqimin e personit, për veprat e kryera gjatë periudhës 2004-2025. Ai pranoi gjithashtu se i kishte dhënë substanca gruas së tij me qëllim që ta drogonte.

Prokurorët thanë se gruaja ishte përdhunuar dhe sulmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur në shtëpinë e saj, pasi ishte droguar nga bashkëshorti.

Dymbëdhjetë burra të tjerë, të moshës nga 28 deri në 74 vjeç, akuzohen gjithashtu për abuzim seksual ndaj së njëjtës grua gjatë periudhës 2018-2025. Të gjithë i kanë mohuar akuzat.

12 burrat e tjerë, të cilët mohojnë të gjitha akuzat ndaj tyre, janë:

Carl Lindsay, 56 vjeç, ish-drejtor ekzekutiv i klubit të futbollit Taunton Town.

Daniel Rayner, 42 vjeç, nga Whitstable, Kent.

David Graves, 59 vjeç, nga Derbyshire.

Jonathan Kirk, 43 vjeç, ndihmës mjekësor i lartë nga zona e Stockport.

Graham Brougham, 74 vjeç, nga Northwich, Cheshire.

Philip Wild, 58 vjeç, ish-pronar i një kompanie taksish, nga zona e Stockport.

Mohammed Sabir, 28 vjeç, konsulent rekrutimi nga zona e Stockport.

Sean Pearce, 38 vjeç, nga zona e Stockport.

Jordan Wallace, 31 vjeç, nga Mançesteri.

Alan Keelan, 42 vjeç, ish-trajner futbolli të moshave U16, nga Mançesteri i Madh.

Richard Townsend, 37 vjeç, nga Mançesteri i Madh.

Robert Stewart, 70 vjeç, nga Stockport, i cili mohon akuzat për komplot për kryerjen e përdhunimit dhe dy akuza për përdhunim. Anëtarët e jurisë janë betuar tashmë për të shqyrtuar çështjen, e cila fillimisht pritej të zgjaste deri në 15 javë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion