Publikohet emri, arrestohet autori i alarmit fals për bombë te shkolla ‘Edit Durham’ në Tiranë

Aktualitet

Publikohet emri, arrestohet autori i alarmit fals për bombë te shkolla
Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën "Edit Durham".

Menjëherë policia është mobilizuar dhe ka nisur kontrollet ku u vërtetua se nuk kishte asnjë lëndë plasëse dhe telefonata rezultoi alarm i rremë.

Blutë e Tiranës kanë gjurmuar numrin e denoncuesit dhe u zbulua se pas telefonatës ishte Edmond Jatagani. Ai është arrestuar nga policia dhe shërbimet e Antiterrorit.

Jatagani rezulton i shoqëruar disa herë nga policia në lidhje me aktet dhe thirrjet për dhunë gjatë protestave.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Specialistët e Njësisë Antiterror arrestuan për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, shtetasin M. J., 47 vjeç.

47-vjeçari dyshohet se, rreth orës 06:30 të datës 14.09.2026, ka telefonuar Policinë e Tiranës, duke pretenduar për terrorizëm dhe lëndë të shkatërrimit në masë, në një shkollë 9-vjeçare.

Menjëherë pas telefonatës, në shkollën e sinjalizuar, shërbimet e Policisë, Njësia Antieksploziv dhe Njësia Antiterror kanë kryer veprimet e nevojshme verifikuese, nga të cilat rezultoi se informacioni ishte i rremë dhe se nuk kishte lëndë të tilla të rrezikshme.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasi M. J. e ka publikuar këtë informacion të rremë edhe në rrjetet sociale.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion