Goditi disa makina policie, uniformat blu arrestojnë të riun! Ndjekje si nëpër filma!
Lajmifundit
/
23 Maj 2025, 10:09
Aktualitet

Një skenë që të kujton filmat aksion është regjistruar në Tiranë. Një i ri, pas një ndjekjeje që nisi pranë Medresesë, përplasi disa mjete të policisë gjatë tentativës për t’u larguar.
Forcat e rendit u mobilizuan menjëherë dhe pas një përpjekjeje intensive, arritën më në fund ta ndalojnë dhe ta vënë në pranga.
Ngjarja ka shkaktuar jo pak shqetësim dhe ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve.


