U kap me arsenal armësh te 'Myslym Shyri', 34-vjeçari pjesë e grupit të Aurel Hoxhës, i kërkuar për vrasjen e Klevis Lleshit

Aktualitet

U kap me arsenal armësh te 'Myslym Shyri', 34-vjeçari

Janë zbardhur detaje të reja nga gjetja e furgonit të mbushur me arsenal armësh.

Burime thonë se i arrestuari Eugert Sino ka lidhje me një personazh të kërkuar nga SPAK për vrasje dhe pastrim të parave nga trafiku i drogës, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Eugert Sino dyshohet të jetë pjesë e grupit të Aurel Hoxhës, të cilit SPAK së fundi i sekuestroi 5 milionë euro pasuri, përfshirë lokalin “Monopol” po në rrugën “Myslym Shyri”.

Burime thonë se 34-vjeçari Sino, në letra ka qenë i punësuar si banakier, nga Aurel Hoxha.

Sot një nga personazhet më të kërkuar të drejtësisë, SPAK e akuzon se porosi vrasjen e Klevis Lleshit, një nga 5 burrat e vrarë të fisit Lleshi, pas një hasmërie që nis prej vitit 2012 me vrasjen në Angli, të vëllait të Aurel Hoxhës.

Aurel Hoxha, i njohur pronar i lokal “Monopol” tek rruga “Myslym Shyr”, dyshohet si personi që ka porositur rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Klevis Lleshit. Hoxhës i janë sekuestruar dhe 13 apartamente dhe njësi, të cilat ndodhen të gjitha në zonën e Myslym Shyrit.

Po ashtu i janë sekuestruar dhe 32 automjete, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan dhe 52 llogaritë bankare

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion