U gjet i mbytur në rezervuarin e Gjançit, policia: Viktima është një 25-vjeçar nga Lushnja

Aktualitet

U gjet i mbytur në rezervuarin e Gjançit, policia: Viktima

Detaje të reja jan zbuluar nga trupi i pajetë që u gjet ditën e sotme në rezervuarin e Gjançit në Korçë. Policia ka bërë me dije se viktima është 25-vjeçari F.Xh, banues në Lushnje. Sipas bluve, I riu ishte nën arrest shtëpie, i dënuar një muaj më parë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", kryer në bashkëpunim.

“Korçë/Informacion shtesë. Në vijim të informacionit paraprak, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, ku mesditën e sotme u konstatua pa shenja jete një shtetas, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë e mundur identifikimi i viktimës i cili është shtetasi F. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë (i dënuar më parë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", kryer në bashkëpunim).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin e datës 21.05.2021, kishte caktuar për këtë shtetas ndryshimin e masës së sigurisë, nga "Arrest në burg" në "Arrest në shtëpi".

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion