Francezët të revoltuar, pas incidentit me Macron, qëllohet me miell një tjetër politikan

Në Francë, pas Macron është ëprfshirë në një sulm edhe Jean-Luc Mélenchon, kandidati në zgjedhjet presidenciale.
Mësohet se teksa ai po fliste para gazetarëve lidhur me marshin për liri që u mbajt nëpër qytetet franceze, një burrë iu afrua duke i hedhur miell në fytyrë.
Mësohet se deri më tani, kjo ngjarje është parë si një reagim normal nga qytetari, pasi askush nuk është arrestuar. Por, Melenchon ka thënë për mediat se një gjë e tillë “duhet të ndalet”, duke aluduar në sulmet çdo herë e më të shpeshta mbi politikanët.
Ndërsa kujtojmë se disa ditë më parë, presidenti francez, Emmanuel Macron u qëllua me një shpullë nga një qytetar.


