U gjet e vdekur në mes të rrugës, kush është gruaja që kreu vetëvrasje në Shkodër
Lajmifundit
/
15 Prill 2021, 15:14
Aktualitet

Një grua është gjetur e pajetë në rrugë në Shkodër, ndërsa i janë konstatuar shenja të thikës.
Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasja Rudina Emini, nënë e tre fëmijëve.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërkohë dyshohet se gruaja ka kryer vetëvrasje. Mësohet gjithashtu se ajo vuante nga probleme të depresionit.
Sipas burimeve, burri i viktimës është në Gjermani, ndërsa hetimet pritet të hedhin dritë më tej mbi këtë ngjarje të rëndë.

