U futën me traktor në lumin Devoll dhe u bllokuan, zjarrfikësit shpëtojnë tre persona, mjeti i zhytur në ujë
Lajmifundit
/
31 Korrik 2026, 10:59
Aktualitet

Një traktor është bllokuar ditën e sotme në vendin e quajtur Bishti i Nartës, në lumin Devoll.
Ekipet e Shërbimit Zjarrfikës Gramsh u nisën menjëherë drejt vendngjarjes.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, u shpëtuan tre persona: një i moshuar, nipi i tij dhe drejtuesi i mjetit.
Traktori ishte zhytur deri në lartësinë e kabinës.
Ekipet e zjarrfikëses bëjnë apel edhe një herë se hyrja në lumin Devoll është tepër e rrezikshme për shkak të prurjeve të papritura nga diga e Moglicës.


