Produkte ushtarake të prodhuara në vend, Rama: Mos u çudisni kur t’ia japim edhe ushtrisë amerikane

Aktualitet

Produkte ushtarake të prodhuara në vend, Rama: Mos u çudisni

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria synon të zgjerojë industrinë e saj ushtarake dhe të prodhojë pajisje që do të përdoren edhe nga ushtri të tjera aleate, përfshirë atë amerikane.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të mjeteve taktike për Forcat e Armatosura, Rama tha se vendi do të ketë një flotë mjetesh sipas standardeve të NATO-s dhe se janë nënshkruar marrëveshje me kompani të mëdha të industrisë së mbrojtjes.

Sipas tij, në të ardhmen Shqipëria mund të prezantojë produkte ushtarake të prodhuara në vend, të cilat do t’u ofrohen edhe forcave të armatosura më të mëdha në botë.

Rama: Do ketë flotë mjetesh të madhe sipas standardeve të NATO-s për numër forcash, për kilometër territor. Kemi marrëveshje me kolosë të industrisë ushtarake dhe mos u çudisni kur një ditë të vijmë përsëri këtu dhe të ekspozojmë gjëra të prodhuara këtu, të cilat do t’ia japim edhe ushtrisë më të madhe të botës, ushtrisë amerikane. Prodhime “Made in Albania”. Parafytyroni një ushtar të SHBA me një prodhim “Made in Albania” në kompleksiin e pajisjeve të tij. Kush do ta kishte imagjinuar nëse do t’ua thoshin disa vite më parë? Askush. Kjo është Shqipëria tjetër që ne kemi ndërtuar.

Kryeministri theksoi se zhvillimi i industrisë së mbrojtjes është pjesë e një Shqipërie të re, e cila sipas tij do të nisë të prodhojë gjithnjë e më shumë produkte dhe kapacitete teknologjike.

ME TE LEXUARAT