Radhë kilometrike në pikën kufitare të Qafë Botës, pala greke raporton defekt në sistem!
Lajmifundit
/
31 Korrik 2026, 11:17
Aktualitet

Radhë të gjata janë krijuar sot në pikën kufitare të Qafë Botës. Sipas burimeve nga PKK Qafë Botë, bëhet me dije se është bllokuar regjistrimi i personave dhe automjeteve, si pasojë e radhës së krijuar në hyrje të territorit grek.
Pas komunikimit me autoritetet e palës greke, u bë me dije se sistemi i tyre ka pësuar një defekt dhe aktualisht janë në pritje të rikthimit të tij në funksion.