U ekzekutua në lokalin në Michigan të SHBA-së, Françesk Shkambi kushëriri i vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaja

Aktualitet

U ekzekutua në lokalin në Michigan të SHBA-së,

Detaje të reja vijojnë të zbardhen sërish nga vrasja e 44-vjeçarit shqiptar Francesk Shkambi në Michigan, SHBA, gjatë mbrëmjes të së dielës. Bëhet me dije se Françesk Shkambi ishte i afërm i Elvis Shkambit, 30-vjeçarit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Tiranë, më 6 tetor.

Francesk Shkambi gjithashtu ishte personi që hapi pak javë më parë një fushatë “GoFundMe” për të mbledhur fonde në ndihmë të Elvis dhe Gjon Shkambit, duke u prezantuar si familjar i tyre. Fushata kërkonte mbështetje financiare për “mbrojtje ligjore profesionale dhe të pavarur”, ndërsa arriti të grumbullonte mbi 8000 dollarë.

Gjithashtu, Francesk Shkambi rezulton i dënuar në vitin 2013 për posedim dhe shpërndarje të kokainës, heroinës, marihuanës dhe ekstazisë, ndërsa u lirua në dhjetor 2024. 44-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri në verandën e restorantit të tij në Detroit Lions. Siç raportohet, Francesk Shkambi u thirr nga autori për të dalë jashtë lokalit dhe në atë moment e qëlloi me armë. Më pas, Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku shqiptari u gjet i pajetë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion