U ekstradua nga Dubai, Florenc Çapja në gjykatë: Nuk e njoh Dumanin!

Aktualitet

U ekstradua nga Dubai, Florenc Çapja në gjykatë: Nuk e njoh

Gjykata e Posaçme ka lënë në qeli Florenc Çapjan, të shumëkërkuarin e drejtësisë, i cili u ekstradua tre ditë më parë nga Dubai drejt Tiranës.

Çapja, i konsideruar person me rrezikshmëri të lartë dhe i akuzuar për vrasje, i është dorëzuar autoriteteve shqiptare në Rinas pasditen e 2 majit. 44-vjeçari , i akuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Elbasanit, si porositës i 3 vrasjeve mbahet te blloku i sigurisë “Mine Peza”.

Mësohet se para trupit gjykues, Çapja ka mohuar akuzat duke deklaruar se nuk e njeh Nuredin Dumanin, si dhe nuk ka përdorur aplikacionin ‘Skyecc’.

Teksa i ka kërkuar prova prokurorit, ai ka mohuar të ketë lidhje me tentativën e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion