Aksident në Peshkopi/ 27-vjeçari përplas policin në rrugë, i plagosuri në gjendje kritike për jetën!

Aktualitet

Aksident në Peshkopi/ 27-vjeçari përplas policin në

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Peshkopi, ku për pasojë mësohet se ka mbetur i plagosur rëndë një oficer policie.

Rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia, në Peshkopi, shtetasi A.Sh., 27 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një dyqan.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi V.Gj., (punonjës policie në shërbim) i cili ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion