U bllokua si pasojë e reshjeve të dëborës, Rruga e Dardhasit rikthehet në qarkullim pas tre ditësh

Aktualitet

U bllokua si pasojë e reshjeve të dëborës, Rruga e Dardhasit

Rruga e Njësisë Administrative Dardhas, është rihapur ditën e sotme pas tre ditësh bllokim. Bllokimi kësaj rruge është bërë për shkak të reshjeve të dëborës, që kanë përfshirë një pjesë të vendit ditët e fundit.

Bashkia Pogradec, me mjetet e saj dhe me ndihmën e kompanive private, ka bërë të mundur zhbllokimin e rrugës, në mënyrë që qarkullimi i automjeteve të vijijë normalisht.

Kjo ka mundësuar kalimin e automjeteve drejt Dardhasit dhe pesë fshatrave të tjerë që janë pjesë e kësaj njësie administrative.

Gjatë ditës së sotme në zonë shkuan për ta inspektuar nga afër prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole, si dhe deputeti Bledi Çomo. Ata  thanë se kjo është bërë e mundur nga puna e pandërprerë e ekipeve përkatëse. Ndërsa e konsideruan si një shërbim dhe nevojë jetie për komunitetin e zonës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion