"U bë çdo gjë për fshehjen e 21 Janarit”, gazetarja zbulon 'prapaskenat': Fatmir Mediu do të dorëzohet si...

Aktualitet

"U bë çdo gjë për fshehjen e 21 Janarit”,

Gazetarja  Anila Hoxha e ftuar në studion e Zona Zero pasditen e sotme foli për çështjen e “21 Janarit”, mbi të rejat e fundit lidhur me hetimin si dhe si e përjetoi ajo në atë kohë si gazetare.

Hoxha tha se orët që vijojnë do të jenë shumë intensive për 21 Janarin se do merren shumë në pyetje. Kjo çështje i takon Prokurorisë së Posaçme.

“Fatmir Mediu do të dorëzohet i pandehur këto ditë,” u shpreh gazetarja.

“Unë kam qenë në protestë, në redaksinë e Top Channel ndamë të gjitha vendet se ku do raportonim.

Ne e dinim shumë mirë se protesta nuk do ishte e qetë se kuptohej çdo gjë. Asnjë nuk e parashikonte që protesta do të përfundonte me viktima, por jo që do ishte e qetë.

Mua m’u kujtua se si u bënë gjërat për fshehjen e së vërtetës, një IT shkoi në mesnatë tek kamerat e kryeministrisë dhe fshinë të gjithë regjistrimet nga kamerat e sigurisë.

Edhe shoferi i Ndrea Prendit kishte shkatërruar armën e Prendit, armë nga e cila u qëllua 11 herë dhe u vra një person.  Kishte përpjekje të madhe për të fshehur ngjarjen. Kulmi ishte kur u refuzua arrestimi i tyre nga forcat e policisë,” tha Hoxha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion