E rëndë/ Ndërron jetë 14-vjeçarja, shkak bëhet helmimi nga deodoranti, dalin detajet nga ngjarja

Bota

E rëndë/ Ndërron jetë 14-vjeçarja, shkak bëhet

Një 14-vjeçare ka ndërruar jetë pasi spërkati dhomën e saj të gjumit me deodorant. Babai i të miturës tregoi se vajza e tij, e cila ishte autike, nuk mund të flinte pa hedhur aromën tek jastëku i saj.

“Era e saj i dha asaj një ndjenjë relaksim, nëse ajo do të ndihej paksa e shqetësuar në ndonjë mënyrë, ajo do ta spërkaste këtë spraj dhe do t’i jepte një ndjenjë harmonie sepse është një deodorant që përdorte gruaja ime”, deklaroi ai.

Vëllai më i madh i Giorgia Green e gjeti atë në gjendje të pavetëdijshme në ambientin ku kishte spërkatur deodorantin.

“Dera e saj ishte e hapur, kështu që nuk ishte sikur të ishte një ambient i mbyllur.Në një moment zemra e saj ndaloi pasi nuk arriti të mbushej me frymë“, u shpreh ai.

Prindërit shprehin shqetësimin e tyre ndaj deodorantit Aerosol, pasi shumë prindër i blejnë pa venë re shkrimin mbi paketim. 

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Shoqata Britanike e Prodhuesve të Aerosolit (BAMA), e cila u shpreh se deodorantët kanë paralajmërime shumë të qarta në etiketat e tyre.

BBC shkruan se sipas ligjit deodorantët me aerosol duhet të kenë me patjetër paralajmërimin për t’i mbajtur larg fëmijëve. Hetimi për vdekjen e Giorgia vijon ende, ndërsa mjekësia ligjore ende nuk ka arritur në një përfundimin të saktë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion