Tragjedia në familjen e lojtarit të Young Boys, djali 4-vjeçar i ndërroi jetë para ndeshjes

Aktualitet

Tragjedia në familjen e lojtarit të Young Boys, djali 4-vjeçar

Një lajm tragjik ka tronditur skuadrën e Young Boys vetëm pak orë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Stuttgartit të zhvilluar dje.

Sulmuesi i ekipit zviceran, Meschack Elia, ka humbur djalin e tij vetëm 4 vjeç.

Lajmi ka mbërritur në prag të ndeshjes, të cilën Elia, natyrisht, nuk e luajti, por ndeshja u zhvillua normalisht.

Njoftimi i Young Boys:

“Fëmija ka ndërruar jetë në mënyrë krejtësisht të papritur pas një sëmundjeje të shkurtër, të martën në mbrëmje morëm një lajm të tmerrshëm. Bashkëshortja e Elias ishte nisur me dy fëmijët në Republikën Demokratike të Kongos, ku ndodhi ngjarja tragjike.

BSC Young Boys është i tronditur dhe shpreh ngushëllimet më të thella për Meschack Elian, duke i uruar atij dhe familjarëve të tij forcë dhe besim. Ne do ta mbështesim dhe do ta ndihmojmë Meschack-un në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë këtij momenti të vështirë,” thuhej në deklaratën e Young Boys lidhur me ndarjen nga jeta të djalit të Elias, vetëm pesë vjeç.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion