"SPAK organizatë kriminale që duhet hetuar", Berisha: Nëse bëhem kryeministër, rishikim ligjit të tyre menjëherë

Politikë

"SPAK organizatë kriminale që duhet hetuar", Berisha:

Sali Berisha ka vijuar akuzat e renda ndaj SPAK, duke theksuar se ai institucion eshte ne fakt sipas tij nje organizate kriminale. 

Në emisionin “Opinion”, kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për reformën në drejtësi dhe SPAK.

Në do të behej kryeministër, Berisha tha se do të ndërhynte me njëherë në reformë në drejtësi, duke e cilësuar SPAK një organizatë kriminale.

Kryedemokrati e akuzoi SPAK se ka bërë pazare me kriminelë dhe se për këtë do të duhet të përballet me ligjet e vendit.

Nëse bëhëni kryeministri cili do të jetë qëndrimi juaj ndaj SPAK?

“Qëndrimi im do të jetë ndërhyrje e menjëhershme me Komisionin Venecias. Komisioni i Venecias është institucioni perëndimor i Këshillit të Europës, e vërteta është plotësisht i besueshëm nga SHBA që ka eksperiencën më të madhe se çdo institucion tjetër në reformat ligjore e kushtetuese.

Në këtë reformë, këta e përjashtuan Komisionin e Venecias, ne e përfshimë. Rama rekomandimet nuk arriti t’i saldojë në Kushtetutë, i futi një nga një në ligjet organike.

Qytetarit shqiptar i duhet të presë për një proces civil 14 vite, për një penal 10 vite, i duhet të paguajë ryshfete 4 ose 5-fish sa më parë.

 Ka një prokurori po aq politike sa ajo e Enver Hoxhës. Për SPAK-un , për shkak të politizimit është sot dhe u them shqiptarëve dhe mund t’ua faktoj një organizatë e vërtetë kriminale. 

Kjo është qesharake! Jo në Shqipëri, por në Shtetet e Bashkuara nuk mund të mohohet se demokracia ka bërë hapa mbrapa gjatë administratës së Biden.

Ai që e dekoroi Dumanin, jam i sigurt që do dekoronte me kënaqësi edhe Jack Smith-in. Do të përballen me ligjet e vendit për të gjitha pazaret që kanë bërë me kriminelë!”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion