Me 2 milionë euro e drogë në banesë, arrestohet në Athinë “I forti i Beratit ”, Luziml Caka (FOTO)

Aktualitet

Me 2 milionë euro e drogë në banesë, arrestohet në

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i policisë greke në Athinë, ku dy ditë më parë ra në pranga një personazh i njohur i botës së krimit në Shqipëri. I arrestuari është identifikuar si Lulëzim Caka, i njohur ndryshe si "Lul Caka", një nga emrat më të përfolur të kronikës së zezë të viteve '90.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në kryeqytetin grek, autoritetet gjetën dhe konfiskuan 2 milionë euro kesh, sasi lënde narkotike si dhe bizhuteri me vlerë të lartë.

Lul Caka ka gëzuar një reputacion të frikshëm për veprimtarinë e tij kriminale në boshtin Berat-Fier-Lushnjë gjatë trazirave të vitit 1997. Ai rezulton i dënuar me 25 vite burg nga gjykatat shqiptare për vrasjen e Pëllumb Eminit në korrik të vitit 1997 në Lushnjë, si dhe për sulmin me armë ndaj dy drejtuesve të policisë, Gani Malushi dhe Ilir Ngresi, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 1998.

Pavarësisht se Caka ka mohuar vazhdimisht autorësinë për përplasjen me armë ndaj forcave të rendit,

Gjykata e Apelit kishte lënë në fuqi dënimin kapital ndaj tij. Përfundimi i arratisë së tij në Greqi me një shumë të madhe parash të padeklaruara pritet të hapë procedura të reja ekstradimi me autoritetet shqiptare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion