Tragjedi në det, humbet kontakti me anijen me 240 persona në bord

Bota

Tragjedi në det, humbet kontakti me anijen me 240 persona në bord
Një operacion i madh kërkim-shpëtimi është vënë në lëvizje në Indonezi pas humbjes së kontaktit me anijen e pasagjerëve Virgo Transport 8, e cila dyshohet se kishte më shumë se 240 persona në bord.

Anija ishte nisur nga Surabaya, në Java Lindore, dhe gjatë udhëtimit u përball me kushte të këqija atmosferike. Komunikimi me të u ndërpre në orët e para të së dielës, ndërsa pozicioni i fundit i njohur ndodhet në Detin Java, rreth 80 milje detare nga skela e kërkim-shpëtimit Basirih në Banjarmasin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ekipet indoneziane të kërkim-shpëtimit janë mobilizuar për gjetjen e anijes. Në operacion po merr pjesë edhe anija e shpëtimit KN SAR Laksmana 241, ndërsa janë dërguar forca dhe mjete të tjera në zonë.

Kushtet e motit po monitorohen nga afër, pasi dyshohet se moti i keq mund të ketë ndikuar në humbjen e komunikimit. Deri tani nuk ka të dhëna për viktima apo për gjendjen e personave në bord, ndërsa kërkimet vijojnë në Detin Java.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion