Mesazh me plumba ndaj gruas?! Reagon policia për atentatin në Mat: U qëllua drejt "Audit" të parkuar në oborr

Aktualitet
Mesazh me plumba ndaj gruas?! Reagon policia për atentatin në Mat: U

Policia e Shtetit ka reaguar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 12 shtatorit në fshatin Urakë, në Njësinë Administrative Rukaj, bashkia Mat, ku një automjet është qëlluar me armë zjarri.

Sipas policisë, rreth orës 23:10, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetases S. Ll. (bashkëshortja e shtetasit A. Ll.), i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe, në bashkëpunim me DVP Dibër, kanë ngritur pika kontrolli. Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor.

Gjatë kontrolleve të territorit, rreth 2 kilometra larg vendit të ngjarjes, në aksin Rrëshen-Burrel, policia ka konstatuar një automjet tip “Golf V” të djegur.

Në brendësi të automjetit janë gjetur dy armë zjarri kallashnikov, të cilat ishin djegur pjesërisht. Armët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet rezultoi se automjeti “Golf V” ishte shpallur në kërkim nga DVP Elbasan më 31 korrik 2025, pasi pronari i tij, shtetasi K. R., banues në Përrenjas, kishte kallëzuar vjedhjen e automjetit.

Policia vijon kontrollet në zonat ku dyshohet se mund të kenë lëvizur autorët, ndërsa po bashkëpunohet edhe me DVP Tiranë, Lezhë dhe Kukës.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, sigurimin e provave dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve./vizionplus.tv

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion