Sali Berisha tregon 11 muajt e izolimit në "arrest shtëpie": “Brenda 4 mureve e pa një oborr”

Politikë

Sali Berisha tregon 11 muajt e izolimit në "arrest shtëpie":

Kryetari i PD Sali Berisha ka folur per qndrimin gati nje vjecar ne arrest shtepie me vendim te GJKKO.

Ai është rikthyer pas një kohe relativisht të gjatë në studion e “Opinion” në Tv Klan. Arsyeja ka qenë padyshim masa e “arrestit në shtëpi” e caktuar ndaj tij para një viti. I pyetur se si kanë qenë ato 11 muaj për të, kryedemokrati u përgjigj:

“Vërtet arrest shtëpie, por në disa aspekte po të keni parasysh kushtet, unë isha brenda 4 mureve.

Pa një oborr dhe pa një të drejtë lirie, që përcaktohet në çdo paraburgim në çdo shtet të botës, përveçse në atë që urdhëron Edi Rama. Natyrisht privimi i lirisë është akti më i rëndë për një njeri para ekzekutimit të tij.”

Nuk mund të mos kujtojmë videot virale të Berishës në tarracën e shtëpisë së tij. Për të, ecja është element thelbësor i përditshmërisë.

Ai shtoi se edhe kontaktet i ka pasur të reduktuara, pasi GJKKO i lejonte të takohej vetëm me familjarët e ngushtë.

“Po avoketërit?! Kjo s’ndodh në asnjë diktaturë, ti s’mund të paraburgosësh një njeri pa pasur avokatin”, tha Berisha.

Kujtojmë se masa e “arrestit në shtëpi” ndaj ish-kryeministrit erdhi në kuadër të hetimeve për ish-klubin sportiv “Partizani”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion