"Tragjedia e turistëve rusë u zgjodh enkas të ndodhte në Shqipëri", deklarata e fortë e avokatit

Aktualitet

"Tragjedia e turistëve rusë u zgjodh enkas të ndodhte

Avokati Bledar Meminaj ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, pasi u shpreh se tragjedia e turistëve rusë u zgjodh enkas të ndodhte në Shqipëri.

Sipas tij, kjo është bërë për shkak se ekspertët tanë nuk janë të përgatitur për të zbuluiar ngjarje të tilla, teksa shtoi se i gjithë hoteli duhet të jetë prova kryesore ku grupi i hetimit duhet të marrë provat.

“Është zgjedhur ndoshta enkas për Shqipërinë se nuk është përgatitur ende për të zbuluar të tilla ngjarje. Zbulimi ose akti i ekspertimit më i detajuar do të varen nga organi procedures, besoj se do të ketë grup ekspertësh për të dalë në rezultat. Shihet qartë se grupet tona të ekspertimit janë njohur me sasinë e klorit, me helmim, asfiksi.

Ne jemi para faktit që Shqipëria ka qenë para vendit të përfundimit të misionit. Vendngjarja është aty ku duket, por në fakt këtu është përfundimi. I gjithë hoteli duhet të jetë prova kryesore ku grupi i hetimit të marrë provat”, tha Meminaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion