Tragjedi në futboll, lojtari 17-vjeçar humbet jetën pas një goditje në fushë
Lajmifundit
/
25 Mars 2024, 22:53
Sport
Tragjedi në futbollin algjerian të moshave. Uassim Jazzar, 17-vjeç, nuk mundi të mbijetonte pas një goditje në fushë gjatë lojës. Në një ndeshje të moshave, mbrojtësi kundërshtar e goditi Jazzar në abdominale, teksa edhe përplasje me kokë në fushë ishte fatale.
Sipas medieve, në stadium nuk kishte as autoambulancë dhe as mjek, çka solli edhe vdekjen e të riut në fushën e lojës.
Paçka se 17-vjeçari u transportua me një makinë të rastit në spital, për fat të keq nuk mundi të fitonte ndeshjen më të rëndësishme në jetë