Masakra në Moskë, ish-oficeri Goxhaj: Autorët kanë bërë trajnim dy mujor në Stamboll

Aktualitet

Masakra në Moskë, ish-oficeri Goxhaj: Autorët kanë

Ish-oficeri Dritan Goxhja i ftuar në studion e emisionit “360 Gradë” në ABC News, foli për masakrën me 137 të vrarë në një sallë koncertesh në Moskë pak ditë më parë.

Ai u ndal të katër autorët e arrestuar, ku tha se ishin të pa trajnuar mirë dhe kjo vihej re nga mënyra se si mbanin armët. Po ashtu ai tha se autorët kanë bërë trajnim 2 mujor në Stamboll, ku kanë mësuar si të qëllojnë me armë zjarri.

“Ajo palë atje e ka fjetur mendjen se nuk ka asnjë problem. Autorët kishin një trajnim të vogël dhe të mangët ushtarake, kjo shihet mënyrë si i mbajnë armët, si gjuajnë me kallashnikov. Është jashtë logjikës ushtarake trajnimi. Kanë bërë vetëm një trajnim 2 mujor në Stamboll. Janë arrestuar rreth 40 persona në Stamboll që kanë qenë të lidhur me stërvitjen e tyre.”, tha Goxhaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion