Tragjedi e dyfishtë! Babë e bir vdesin njëri pas tjetrit, djali i familjes ndërroi jetë sapo u shtri, HABITIN mjekët pas ekspertizës

Aktualitet

Tragjedi e dyfishtë! Babë e bir vdesin njëri pas tjetrit, djali i

Një tragjedi e dyfishtë ka goditur komunitetin e Nikaj-Mërturit, ku familja Qokaj është përballur me humbjen e dy anëtarëve brenda vetëm një dite.

I pari që u nda nga jeta ishte 88-vjeçari Ndue Martin Qokaj. Lajmin për vdekjen e të atit e dha i biri, Besniku, i cili një ditë më parë kishte kërkuar publikimin e njoftimit mortor. Askush nuk e kishte menduar se brenda 24 orëve, të njëjtët njerëz do të duhej të njoftonin edhe vdekjen e tij, duke e kthyer dhimbjen e familjes Qokaj në një tragjedi të dyfishtë që ka tronditur mbarë komunitetin.

Burime ekskluzive i kanë thënë Gazetës Shqip që dy të ndjerët ishin nga Curraj i Epërm në Tropojë ndërkohë që jetonin prej vitesh në Lushnje.

Familja Qokaj e përbërë nga 6 djemë e ka përjetuar keq ndarjen nga jeta të kryefamiljarit, ndërkohë që Besnik Qokaj ishte djali i tretë i familjes, raporton Gazeta Shqip.

Pasi kishin kryer ritet për trupin e pajetë të babait të tyre 88-vjeçar, Besniku ishte shtrirë për të pushuar, e pikërisht aty i kishte pushuar dhe zemra.

Sipas Gazetës Shqip, ajo se çfarë kanë thënë mjekët për ekspertizën mjekoligjore të Besnikut, ishte që zemra e tij ishte copëtuar e se rrallë ishin ndeshur me raste të tilla.

Brenda pak orësh, dy prej shtyllave të shtëpisë u shuan, duke e lënë të mbuluar me zi derën e familjes Qokaj.

Në rrjetet sociale, administratorët e faqeve lokale kanë publikuar edhe momentin e fundit të komunikimit me Besnik Qokajn, i cili vetëm një ditë më parë u kishte kërkuar ndihmë për të shpërndarë lajmin e ndarjes nga jeta të babait të tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion