Tjetër aksident në Lezhë, makina del nga rruga, dy të plagosur rëndë nisen drejt Tiranës

Aktualitet

Tjetër aksident në Lezhë, makina del nga rruga, dy të

Një tjetër aksident rrugor u regjistrua në rrugët e qarkut të Lezhës paraditen e së dielës. Një automjet doli nga rruga në aksin e vjetër Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Pllanës e për pasoja mbeten të plagosur rëndë 2 persona.

Ata u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës ku morën ndihmën e parë mjekësore e më u transportuan për në spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e plagëve të marra. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Më herët një 45 vjeçar humbi jetën, në aksin e vjetër Laç-Mamurras pasi motoçikleta me të cilën po udhëtonte u përplas me një automjet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion